MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
E lidhur në mes të: OJQ Perspektiva Pro Europiane me seli
në Shtime në njërën anë dhe OJQ Të
Rinjtë e Raçakut me seli në Shtime në anën tjetër.
Sot më datë 28 Shkurt 2015 në
zyrën e OJQ-së PPE në Shtime u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të
dy organizatave të lartpërmendura për të
bashkëpunuar dhe realizuar së bashku aktivitetet kushtuar ditës së mësuesit 7
Marsit dhe ditës ndërkombëtare të gruas 8 Mars-it.
Të dy organizatat obligohen ti
përmbahen kësaj marrëveshje dhe ta respektojnë atë.
Marrëveshja e nënshkruar definon
bartësit e aktiviteteve gjatë procesit të mbajtjes së aktiviteteve kushtuar dy
datave të lartpërmendura si dhe detyrat e tyre në vijim:
1.
Mjetet e donatorit do të
rrjedhin në llogarinë e OJQ-së PPE.
2.
Koordinatorë të projektit
do të jenë dy anëtarë njëri nga PPE ndërsa tjetri na OJQ Të Rinjtë e Raçakut.
Shtime
28.02.2015

0 comments :
Post a Comment