Sot më datë 15.02.2015 në objektin e shkollës fillore në Reçak është mbajtur mbledhja e radhës e organizatës "Të Rinjtë e Raçak-ut" ku si pika diskutimi kanë qenë këto:
1. Ndryshimi i statusit të Organizatës Të Rinjtë e Raçak-ut.
2. Zgjedhja e kryesisë së organizatës Të Rinjtë e Raçak-ut.
3. Projektet që do të mbahen gjatë vitit 2015 nga organizata Të Rinjtë e Raçak-ut.
4. Bashkëpunimet me OJQ-të e tjera në komunën e Shtimes ( Diskutim ).
5. Parashtrimi i ideve të tjera rreth aktiviteteve.
6. Pajisja e anëtarëve të rinjë me bexha identifikues.
Hapjen e mbledhjes e bëri kryetari i organizatës "Të Rinjtë e Raçak-ut" z. Qëndrim Bajrami i cili falënderoi kryesin e organizatës dhe gjithë anëtarët e pranishëm.
Pastaj vazhdoi me pikat e rendit të ditës, ku së bashku me anëtarët diskutuan secilën pikë veç e veç dhe në fund të gjithë u pajtuan me të njëjtat mendime.
Me rrespekt
Të Rinjtë e Raçak-ut
Home
»
»
Mbledhja e organizatës ( 15.02.2015 )
0 comments :
Post a Comment