Home » » Shtimja me rrjet të ri të OJQ-ve

Shtimja me rrjet të ri të OJQ-ve

Written By Unknown on Monday, March 2, 2015 | 11:47 AM



Sot më datë 01 Mars 2015 në sallën e konferencave në picerinë Roma në Shtime u mblodh këshilli iniciues për formimin e rrjetit të OJQ-ve lokale të komunës së Shtimes.
Të pranishëm në këtë takim ishin OJQ-të:
1. Qendra Rinore në Shtime me përfaqësuese Adelina Reshani dhe Fitore Shaqiri
2. Të Rinjtë e Raçakut me përfaqësues Qëndrim Bajrami dhe Ferid Shaqiri
3. Perspektiva Pro Europiane me përfaqësues Lulzim Jakupi dhe Qëndrim Hoxha
4. Iniciativa Rinore Shtime me përfaqësues Albana Podvorica dhe Isa Jakupi
Këtij rrjeti i është bashkuar edhe AKV Dita me përfaqësuese Fatlinda Përteshi.

Ky rrjet ka për qëllim organizimin e shumë aktiviteteve edukative, arsimore, rekraotivo-sporitve dhe kulturore të përbashkëta në bashkëpunim me organizatat vendore e ndërkombëtare po ashtu edhe me institucione të ndryshme.
Deri në mbajtjen e kuvendit zgjedhor këtë rrjet do ta udhëheqin Qëndrim Hoxha, Fitore Shaqiri dhe Qëndrim Bajrami që do ta kenë rolin e kryesisë së përkohshme, ndërsa anëtarët e tjerë do ta kenë rolin e anëtarëve të bordit.

Ky rrjet zyret e tij do ti ketë në ambientet e Qendrës Rinore në Shtime.
Të pranishmit deklaruan se pjesë e rrjetit do të bëhen edhe organizatat e tjera jo qeveritare që do të pranojnë ftesë nga drejtuesit e këtij rrjeti, aktualisht këshilli iniciues për themelimin e rrjetit sot pati përfaqësues nga 5 organizata jo qeveritare që kanë veprimtari aktive në komunën e Shtimes.

01 Mars 2015
Shtime
SHARE

0 comments :

Post a Comment